Shkoi për lesh.

M.Mihali

Lexoj lajme të tilla nga Shqipëria e përveç dhimbjes për humbjen e jetës së një të riu pa arsye (asnjëherë s’ka arsye..por gjithsesi) dhimbja më e madhe dhe nervriku bashkë me të është për kulturën ku lejuam/ lejuan  të rriten fëmijët.
Kemi vite që dëgjojmë mbroçkulla e u thuren lëvdata qeverisë  (si aktuales në mandatin e dytë si asaj përpara) “Shqipëria si gjithë Evropa” e “Shqipëria që duam”, një vrimë në ujë e uji i zgjedhur është i kanaleve të zeza të një Tirane të ‘rinovuar’ pa leje e ku ajri që thith ka erë pordhe. Po po pordhe,  tangërlliku me rroba borxh.
E di shumë mirë që ju tifozat e partive dhe interesave personale tuaja do jeni duke menduar se si të më përgjigjeni e të ma mbyllni gojën, por juve ju them shqiptarçe fare “Ik pirdhuni” se na shkatërruat.
Ec dy metra e has 3 pika llotosh në Shqipëri. Qajnë nënat se s’kanë punë çunat e këta alabak mbushin shkallët tek dyert e lokalit me cigare, një kafe të avulluar nga vapa që e çojnë një paradite të tërë e tek luajnë bixhoz me para borxh i fusin një të fishkëllyer gocave që kalojnë rrugën.
Lënë shëndetin me pije e hashash kur fitojnë dy lekë e i çojnë pronarët e pikës evrolotto tek mami dhe tek babi pensionist për t’iu kërkuar borxhet e shumta që ndeshja e fundit e Milanit,  Juventus,  e leshit dhe e preshit i krijojë. Se ia marrtë dreqi,  statistikat që lexuan këta analfabetë thonin qartë që do fitonte kësaj radhe ekipi e atëherë ec lale, lozi dhe brekët e satëme se fytyrën ia hoqe,  forcat ia këpute, gojën ia lodhe, të mbetën brekët e pastaj gropa është gati ku të futet për së gjalli.
Shoqëri e rëndomtë,  e projektuar dhe e ushqyer nga pseudo politikanët që kemi,  që kemi dhënë votën në shkëmbim të një vendi pune, që na mbushën me diploma pa e ditur as ku është universiteti, që lanë në rrugë të madhe ata të gjorët që u përgatitën me dëshirë, vullnet e pa miq, që e kthyen parlamentin në orgji, ku ia morën para e mbrapa gjithë fisit të kundërshtarve. E ç’presim aman?  Parlamenti përfaqëson shtetasit e shtetasit janë kthyer në kafshë. Ose ndoshta ashtu kemi qënë gjithnjë e ai kokëkrisuri Hoxha na bëri xhap se na trajtoi si gomerë e gomari dihet,  dru do, thoshte populli.
Nuk mungon puna në Shqipëri jo, mungon kultura. Se kur sheh tjetri shokun e klasës që rrinte tek lokali gjithë ditën ose përcillte hashash me shumicë të jetë bërë drejtor apo nëpër istitucione ndërkohë që kush u lodh mbi libra mbijeton me call-center ose duke shërbyer Red bull të fortit të rradhës që i shkel syrin policit e ky kthen kurrizin kur sheh një foshnje/adoleshente të shoqërohet me plakun e radhës që paraja që i mban xhepi e gënjen të jetë mashkull bashkë me drogën e atë pillulën blu që i zgjon të vdekurin mes këmbëve. Me grua  e fëmijë, e me dashnore si souvenir.
Ja pse vriten në Shqipëri, ja pse vriten dhe këtej në Itali, për një fjalë goje, për tu ndier burra, për t’i dhënë adrenalinë ditës, për të bërë diferencën në mes të një oqeani injorance e anarkie kulturore.
Kemi 26 vjet që mburremi se çoç jemi e mburremi aq shumë sa e kemi kthyer në bindje.
Jemi një lesh,  ja ç’jemi. Njëzet e gjashtë (26) vjet ku bëjmë gjoja sikur investojmë në arsim e formim profesional, 26 vjet ku çirremi për partinë e rradhës, e kjo i bie mbi një pikë gjithnjë, Evropa, arsimi, punësimi, korrupsioni e të gjithë e dimë se po votojmë vetëm shpresën që do të na mbajë me hatër, do i presë këmbët dikujt tjetër edhe pse me aftësi për të na e dhënë ne atë vend pune,  qofshim me diplomë a jo. Parrulla: Sa më shumë vota të sjellës aq më lart do vesh në istitucion. Ja pse vriten në Shqipëri,  ja pse humbet jeta për një hiç. Ja pse varet plaku me gru,  ja pse shahet femra kur s’të jep akullore të lëpish. Ata tre djem të rinj, si i gjori që i morën jetën, por faji ua/na e ka kjo shoqëri leshi që kemi ndërtuar duke bazuar gjithçka tek e sotmja e tek e jona.  Këta do vdesin në burg o në më të mirën e hipotezave të tyre do plaken aty,  por jashtë kemi një gjeneratë të tërë të katandisur si  s’ka më keq. Jam e rëndë në të folur? Jo! Jam realiste, por ne shqiptarëve s’na pëlqen të kritikohemi e mbulojmë mutin me shurrë.
Nuk është pjesë e imja e folura dhe e shkruara në këtë formë, por u lodhëm me politically correct,  i kemi hipur kalit mbrapsht e fajin ia vëmë gjithnjë patkoit.

Rispondi

Effettua il login con uno di questi metodi per inviare il tuo commento:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

w

Connessione a %s...

Blog su WordPress.com.

Su ↑

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: